Varan kërkon largimin nga Reali, zbulohet shkaku i mërzitjes

Reali i Madridit mund të humbasë një nga pikat më të forta të ekipit në fund të sezonit. Rafael Varan kërkon të largohet nga kryeqyteti spanjoll. Mbrojtësi dëshiron të provojë një aventurë të re dhe e ardhmja e tij është midis Premier Ligës, Serisë A dhe kampionatit francez.

Në Spanjë zbulojnë shkakun e vërtetë të kësaj kërkese. 25-vjeçari zhvilloi një Botëror fantastik me Francën e tij dhe në fund arriti të ngrinte në qiell kupën më të rëndësishme në futboll.

E nëse shokët e ekipit u nderuan nga klubet e tyre, për Varan nuk e vrau kush mendjen te Reali. Grizman, Lemar dhe Hernandez u nderuan nga Atletiko, ashtu siç Barcelona respektoi kampionët Umtiti dhe Lenglet. E gjitha kjo ndodhi në fillim të sezonit, ndërsa për Varan nuk u kujtua askush.

Mbrojtësi nuk e ka harruar këtë gjest të klubit të tij, që ka të bëjë më shumë me respektin dhe nderin e lojtarit. Ai është ndjerë keq nga trajtimi i Realit dhe po pret me padurim fundin e sezonit për të nisur një eksperiencë të re, pas tetë vitesh me “Los Blancos”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online