Aventura e Pako Alkaser te Valencia nuk ka shkuar siç pritej. Në dy vite te katalanasit, minutat kanë qenë të pakta dhe 30 milionë eurot e shpenzuara për të po duken të çuara dëm. Por, spanjolli është ende i ri, vetëm 24-vjeç dhe shumë vetë besojnë akoma tek ai.
Një ndër personat që ka simpati për sulmuesin shtatshkurtër është dhe trajneri i ri i Borusias së Dortundit, Lusien Favre. Tekniku zviceran është në kërkim të një sulmuesi të ri, pasi opsionet e vetme për momentin janë Maksimilian Filip dhe i riu Aleksandër Isak, emra këta që nuk e bindin aspak Favren.
Barcelona është e gatshme ta shesë ose huazojë sulmuesin, pasi vendin e tij në stolin e rezervave e ka marrë Munir El-Hadadi. Talenti me origjinë marokene impresionoi në huazimin e tij tek Alaveshi, si dhe në paraqitjet në miqësoret parapërgatitore.