I “dëmtuari” Nimaga, zyrtarisht në Turqi

0

Më në fund transferohet jashtë vendit edhe Bakari Nimaga. Te Skënderbeu raportohej si i dëmtuar dhe çuditërisht sot është prezantuar në Turqi te Hatajspor, klub që luan në ligën e parë. Për mesfushorin malien do të jetë një mundësi e mirë për të treguar vlerat dhe për t’u shitur në të ardhmen.

Nimaga prej vitesh bënte mirë me Skënderbeun dhe oferta nuk i kishin munguar, por vetëm këtë verë është bërë transferimi i tij. Kontrata e tij me turqit është 1-vjeçare dhe mbetet për t’u parë se me çfarë formule ka kaluar mesfushori në Turqi.

Mesfushori 23-vjeçar prej gjashtë vitesh luan në Shqipëri. Fillimisht kishte ardhur për sulmues te Skënderbeu, ndërkohë që më pas u zhvendos në mesfushë, ku edhe gjeti veten dhe spikati. Gjithsesi problem më i madh për Nimagën kanë qenë dëmtimet e shpeshta, që frenonin klubet e huaja për ta blerë nga Skënderbeu.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.