Sinan Idrizi “gradon” Duron: Flamurtari i ri, në dorën e tij

Administratori i klubit vlonjat vlerëson punën e trajnerit kryeqytetas dhe pohon se të gjitha lëvizjet në hyrje dhe në dalje i vendos ai  

Elton Nika

Formatimi i Flamurtarit të sezonit të ri është në dorë të trajnerit Shpëtim Duro, i cili ka marrë prej kohësh “bekimin” e administratorit Sinan Idrizi. Kreu i klubit kuqezi, duke folur rreth situatës aktuale te vlonjatët, largimeve dhe afrimeve, ka vlerësuar punën e trajnerit Duro, nga i cili ka mbetur mjaft i kënaqur, duke qenë se e mori drejtimin e skuadrës në një situatë mjaft të vështirë. “Ndërtimin e Flamurtarit të sezonit të ardhshëm futbollistik ia kemi besuar trajnerit Shpëtim Duro. Ai është trajneri ynë dhe do të jetë vetë ai që do të ketë në fokus afrimet te Flamurtari. Fillimisht, do të vendosë për largimet nga skuadra e sezonit të kaluar, sepse më duhet të pranoj se largime do të ketë, edhe lojtarë që janë ende nën kontratë, por do të zgjidhet gjithçka në mënyrë konsensuale. Në një skuadër, kur mbyllet kampionati, do të ketë afrime dhe largime të lojtarëve të caktuar, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Formatimi i skuadrës së re, e përsëris, është në dorë të trajnerit Shpëtim Duro. Dua ta vlerësoj punën e tij te Flamurtari, pasi erdhi në krye të ekipit në një situatë shumë të vështirë. Natyrisht, pranoi një risk shumë të madh dhe duhet vlerësuar. Ne kemi një kontratë 18-mujore me trajnerin, pra që vlen edhe për kampionatin e ardhshëm. Kishim një marrëveshje deri në përfundim të sezonit që lamë pas dhe natyrisht nuk flitet për rinovim, duke parë se trajneri arriti ta përmbushte atë objektiv që duhej. Tani nuk flasim më për rinovim, por për vijim të kontratës me trajnerin Duro, i cili ka të drejtën të bëjë afrimet dhe largimet nga skuadra. Normalisht që ne do t’ia plotësojmë kërkesat trajnerit, duke afruar lojtarët, që vetë ai mendon se duhet të jenë pjesë e skuadrës. Ka kohë përpara, deri kur skuadra të nisë nga puna për kampionatin tjetër. Jemi duke punuar në merkato”, – shprehet administratori Idrizi. Nga vlonjatët është larguar një nga titullarët më të rëndësishëm, mesfushori Donjet Shkodra, i cili ishte edhe goleador i ekipit, ndërkohë që është afruar mbrojtësi Ditmar Bicaj.

PRIVATIZIMI – “E rëndësishme është skuadra e re, por më shumë ajo çfarë kam deklaruar disa herë dhe që lidhet me çështjen e privatizimit. Jemi në një situatë, ku nuk e dimë ende statusin tonë dhe kështu nuk mund të vijojmë. Pra, privatizimi mbetet një çështje urgjente dhe shumë e rëndësishme për të ardhmen e Flamurtarit”, – ka theksuar numri 1 i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili ka kohë që këmbëngul për privatizimin e klubit, por ende nuk ka hapa konkretë në këtë drejtim. Bashkia e qytetit duket shumë e ngadaltë në lidhje me procesin e privatizimit dhe administratori Idrizi shpesh ka bërë thirrje për ta parë situatën me përparësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online