Simone Inzagi në treg, Tare u përgjigjet zërave për Juven

Simone Inzagi dhe Lacio mund të ndajnë rrugët këtë verë. Në Itali zërat janë të shumtë për një kalim te Juventusi, që ka mbetur pa trajner pas largimit të Masimiljano Alegrit. Gjithsesi, drejtor sportiv i klubit romanist, Igli Tare, ka folur dhe paralajmëron se do ketë bisedime mes palëve.

“Nuk ka asnjë bisedim me Inzagin, por në ditët e ardhshme do të ulemi së bashku për të bërë një hap të madh përpara.  Janë momente reflektimi për të gjitha palët. Kemi drekuar një ditë më parë dhe jemi ndjerë të gjithë mirë, edhe presidenti. Ishim të qartë, si unë ashtu edhe presidenti. Mendoj se edhe Inzagi dëshiron të njëjtën gjë. Në ditën në vazhdim do të takohemi”, tha Tare.

I ngacmuar rreth interesimit të Juventusit për Inzagin, vlonjatin shton: “Nuk mund të përgjigjem unë, nuk i kam bërë kurrë gjërat më nëse apo sikur. Nuk e kam pyetur veten ndonjëherë nëse Juventusi e do apo jo. Po këmbëngulim për të njëjtën gjë, ndoshta ju dëshironi që të largohet, por për ne duhet të qëndrojë, sepse është lacial kokë e këmbë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online