David Silva po luan sezonin e tij të nëntë në Angli me Mançester Sitin. Fantazisti spanjoll ka fituar gjithçka ç’mund të fitohej në ishullin britanik dhe vetëm trofeu i Champions-it i mungon për të qenë krejtësisht i kompletuar.
Në një intervistë për “BBC”, 32-vjeçari foli hapur për të ardhmen e tij, duke deklaruar se ka në plan ta mbyllë karrierën e tij te klubi i zemrës së tij, Las Palmas. Silva nuk ka mundur dot kurrë të veshë fanellën e Las Palmasit, pasi ai u largua në moshë shumë të re nga qyteti i vendlindjes, pasi për të erdhi një ofertë e parezistueshme nga Valencia.
Mesfushori vazhdon të mbajë një vend titullari te skuadra e Pep Guardiolës, por tekniku spanjoll u ka kërkuar drejtuesve të Sitit një mesfushor të ri të denjë për të zëvendësuar Silvën, pasi mosha e tij nuk të bën të shpresosh shumë për të ardhmen.