Shyrrle rikthehet në Angli, firmos me klubin londinez

Katër vite më parë Andre Shyrrle, asokohe 23-vjeç, ishte një ndër herojt e Gjermanisë me harkimin e tij në zonë që i parapriu golit të Mario Gëces në finale e kupës së botës ndaj Argjentinës.

Sot sulmuesi gjerman pas dy sezonesh të dështuara me skuadrën e Dortmundit. Në Gjermani ia kanë bërë të qartë që nuk kanë më besim tek ai, prandaj 27-vjeçari ka bërë gati valixhet për t’u rikthyer në kampionatin anglez, aty ku mori famë me skuadrën e Çelsit.

Sipas “Sky Sports”, futbollisti gjerman do të firmosë sot me klubin e Fulhemit. Skuadra londineze është rikthyer në Premier League pas katër sezonesh në Championship dhe Shyrrle është një nga blerjet që do të ketë një rol kyç në mbijetesën ose jo të Fulhemit në sezonin që po afron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online