Ançeloti ndjen frikë, Çelsi nuk ka hequr dorë për Hysajn

Çelsi ra në qetësi dhe u mendua se skuadra angleze kishte hequr dorë nga mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj. Në fakt, duket se qetësia ka dominuar para stuhisë, pasi trajneri Mauricio Sarri e do me patjetër mbrojtësin e krahut të djathtë në Londër.

Tentativat dhe dëshira e tij për ta afruar nuk ka rënë aspak, madje këtë gjë e konfirmon dhe agjenti i Hysajt, Mario Xhiufredi, në një intervistë për radio “Kiss Kiss Napoli”. Ky i fundit e kupton shqetësimin e presidentit Aurelio De Laurentis kur shprehej se Sarri donte t’i rrëmbente të gjithë ekipin në Angli.

“De Laurentis është i shqetësuar se Sarri do që t’i rrëmbejë 3-4 lojtarë në Angli dhe është e vërtetë. Rinovim për Hysajn? Do të jem në Dimaro (ku po zhvillon stërvitje Napoli) dhe do të flasim. Në rast se palët kanë vullnetin e përbashkët mund të ndodhë”, – u shpreh menaxheri i Hysajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online