Shtubina: Laçi për titull? Nuk mund të flasim për të!

0

Ndriçim Shtubina ishte “karta” fituese e Laçit. Shkodrani shënoi golin e barazimit, ndërkohë që ishte iniciues i shumë sulmeve në pjesën e dytë. Në “Gol pas Goli” në Supersport” ai deklaroi: “Të them të drejtën Luftëtari ka një kundërsulm sikur vjet, por pak më të dobët. Sot luajtëm me qarkullim topi dhe na zunë mbrapa. Kemi karakter dhe dëshirë”.

Pozicioni? Me çfarë më kanë thënë, në mbrojtje ndihem mirë. Për mua është me rëndësi të luaj. Trajneri e di se ku luaj”.

Titulli? Është e vështirë të flasësh për titull, jemi skuadër me djem të rinj. Nuk mund t’i ngarkosh me presion. Jemi skuadër e mirë. Kemi disa lojtarë që po punojnë të diferencuar për të marrë ngarkesën e duhur. E sigurt është që ne do të jemi më të fortë”.

Gjendja fizike? Kam krijuar stabilitet dhe regjim, që të luaj sa më shumë. Por edhe stërvitja është e mirë. Unë mundohem të jap maksimumin. Ana fizike më ka mbajtur, pasi askush nuk të fal gjë në fushë”, përfundon shkodrani i kurbinasve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.