“Flota kuqezi” nuk e braktis Flamurtarin: Të gjithë në stadium të dielën!

Sezon i ri, fshihet gjithçka dhe pritet me kuriozitet çfarë do të ndodhë dhe si është ndërtuar skuadra e re. Kështu funksion kudo dhe natyrisht edhe në Vlorë janë shumë kuriozë për Flamurtarin e Ilir Dajës, që barazoi javën e shkuar në Durrës dhe duket një skuadër me potencial, sidomos tani që janë afruar edhe dy qendërmbrojtës dhe priten ende përforcime.

Për këtë arsye, “Flota Kuqezi” do të jetë në stadium, e zhurmshme si gjithmonë dhe e zjarrtë si zakonisht. Tifozeria e organizuar e Flamurtarit ka paralajmëruar praninë në stadiumin Flamurtari dhe ka bërë thirrje për një prani sa më të madhe në stadium.

“Flamurtari-Kukesi, të dielën, ora 19.45. Ndeshja e parë sezonale për ekipin  në fushën tonë.  Skuadra ka nevojë për mbështetje maksimale. Të gjithë ne stadium për të mbështetur Flamurtarin drejt suksesit të parë. Flota Kuqezi u bën thirrje gjithë sportdashësve për të qenë sa më të shumtë në numër në ndeshjen me Kukësin. Forca Flamurtari. Gjithashtu, Flota Kuqezi bën thirrje për mbështetje dhe larg incidenteve në ndeshjen me Kukësin”, thuhet në deklaratën zyrtare të grupimit të njohur vlonjat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online