Seria A luan javën e katërt dhe gjithçka nis prej së shtunës. Sikurse dihet janë disa shqiptarët që aktivizohen në elitën e futbollit italian, por jo të gjithë aktivizohen rregullisht. Nesër në fushë do të zbresë Elseid Hysaj.
Mbrojtësi i djathtë do të jetë titullar kundër Fiorentinës, në një ndeshje që zhvillohet prej orës 18:00. Një ditë më pas, në të njëjtin orar, luhet Empoli-Lacio. Nuk do të ketë një derbi shqiptarësh nga fillimi.
Thomas Strakosha mbetet numri një te Lacio, ndërkohë Veseli duhet të presë për të luajtur titullar me skuadrën e tij. Edhe pse i preferuar nga Panuçi në kombëtare, në Itali situata për mbrojtësin nuk është e mirë.
Të hënë është radha e Atalantës, që luan në transfertë kundër Spal. Në mbrëmje, pres orës 20:30, nis kjo përballje, të cilën Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha janë të detyruar ta ndjekin nga pankina në fillim, pasi Gasperini ka planifikuar të tjerë futbollistë në vend të tyre.