Shqipëria U15, e drejtuar nga trajneri Armand Dama, e ka nisur mbarë turneun ndërkombëtar në Kroaci, teksa ka mposhtur NK Interblock me rezultatin e ngushtë 1-0. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola.
Në të dytën ishte sulmuesi i Skënderbeut, Skerdi Xhixha, ai i cili gjeti rrugën e rrjetës për kuqezinjtë. Ata iu afruan golit edhe në pjesën e parë, kur goditën tranvesrën. Goli i Xhixhës mbeti në fuqi deri në fund dhe tani Shqipëria U15 mendon për ndeshjen e radhës.
Sot në orën 16:30 ata përballen me kroatët e Slaven Belupo, kurse nesër në plan është sfida me NK Hask 1903. Kjo përballje luhet prej orës 10:00 dhe në vazhdim do zhvillohen edhe sfida finale për vendin e shtatë, të pestë, të tretë dhe për vendin e parë.
Shqipëria U15-NK Interblock 1-0
Shënues: Xhixha 48’
Shqipëria U15: Pojani, Muça, Hasanago, Gjergji, Musta, Hysa, Fikaj, Syla, Dama, Kaba, Xhixha. Trajner: Armand Dama