Shpërthen agjenti: Kanibalë si Rajola fusin hundët kudo, ja sa vlen Shkriniar

Milan Shkriniar është një nga mbrojtësit më të fortë në Serie A. Sllovaku u transferua në verën e vitit 2017 nga Sampdoria tek Interi për shumën e 28 milionë eurove, ndërsa kartoni i tij ka pësuar rritje të madhe.

24-vjeçari po zhvillon sezone shumë të mira me zikaltrit dhe ofertat në drejtim të tij janë të shumta. Reali i Madridit dhe Barcelona po interesohen për të, por agjenti i tij ia kalon topin Interit.

Mithat Halis, i cili bashkëpunon me Karol Csonto dhe është anëtar i Star&Friends, sulmon Mino Rajolën, agjentin e famshëm, dhe përcakton çmimin që duhet paguar për kartonin e Shkriniar.

Milan ka një sjellje shembullore. Ka shumë agjentë kanibalë, të cilët duan t’i transferojnë lojtarët në skuadrat që duan. Mino Rajola, agjenti i Ibrës dhe Pogbasë, po tenton të bëjë këtë gjë. Ai dëshiron ta ngatërrojë Shkriniarin, por Shkriniar është lojtar i agjencisë tonë dhe kemi kontratë me të. Çmimi i tij? Interi pagoi 28 milionë euro dhe pas gjashtë muajsh Mançester Siti ofroi 55 milionë. Çmimi i tij sot sillet rreth 100 milionë eurove. Transferimi i tij është i komplikuar, për shkak të përpjekjeve të këtyre ndërmjetësave kanibalë”, përfundon agjenti Halis.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online