Shpërthejnë Fanatics: Po e rrëzoni Tiranën, zhdukuni!

Tirana do të luajë ndeshjen vendimtare ndaj Kastriotit me dyer të mbyllura. Klubi vendosi të mos shlyente dënimin duke mos paguar gjobën prej 5 milionë lekësh (të vjetra). Ky vendim nuk është pritur mirë nga tifozët, sidomos nga grupimi “Tirona Fanatics”.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, tifogrupi është shprehur kundër këtij vendimi të marrë nga drejtuesit e klubit.

POSTIMI I FANATICS

Ai që e rrëzoi dhe po e rrëzon prap Tironën, vendos që stadiumi nesër ndaj Kastriotit te jetë bosh! Ata që e rrëzuan Tironën dhe po e rrëzojnë prap, qënkan “më rehat” dhe “pa presion”, pa praninë e tifozëve! A KA MË TURP SE KTA!? KTA NUK JAN TIRONA! IKNI NGA TIRONA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *