Shkurtaj “nxjerr mjaltë nga goja”: Mirë u takofshim Luftëtar!

Vasil Shkurtaj u shit nga Luftëtari te Kukësi, ky synon fitimin e titullit kampion dhe një ftesë nga kombëtarja. Sulmuesi, edhe pse pak me vonesë, ka bërë një falënderim për ish-klubin e tij dhe thekson se do të donte të ribashkohej sërish në të ardhmen.

“I dashur K.S Luftëtari Gjirokastër! Erdhi momenti të themi “mirë u takofshim” dhe jo ” lamtumirë”, pasi do jetë kënaqësia ime që rrugët tona të bashkohen sërish në të ardhmen.

Duke kaluar në shumë ambiente sportive gjatë karrierës time, duke u larguar detyrohem të them publikisht për klimën e jashtëzakonshme që ekziston tek ky ekip dhe përbënte një shtytje më tepër për mua, të jap më të mirën time në çdo ndeshje. Bashkë ne bëmë histori, duke çuar ekipin në Europë për herë të parë.

Një falënderim të madh për çdonjërin në veçanti për të gjithë këtë periudhë një vit e gjysmë të cilët më bënë të ndihem i dëshiruar në çdo moment brenda dhe jashtë fushës se blertë. Falënderoj bashkëlojtarët e mi, presidentin, stafin mjekësor dhe stafin mirëmbajtës, duke mos harruar tifozët tanë që kanë qenë mbështetje në çdo ndeshje”, shkruan Shkurtaj në faqen e tij në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online