Shkurtaj, mungesa e Telushit dhe “orakulli” Muça, Gega i prerë: Jemi Partizani!

Skënder Gega ka dalë para mediave sot dhe ka folur gjerë e gjatë për Partizanin e tij, ndeshjen e radhës me Luftëtarin dhe merkaton. Telushi është një mungesë e rëndësishme, por për kreun e pankinës së të kuqve grupi mund ta zëvendësojë atë.  Gega ka folur edhe për Vasil Shkurtajn, apo edhe për mbrojtësin Erlis Frashëri.

PERMBLEDHJA – “Jam shumë i kënaqur. Në fillim ka pasur skeptikë, edhe vetë unë e ka thënë që nuk e dija se deri ku mund të arrinim. Ia lija çdo ditë punës dhe vetë njohjes së grupit më tepër. I kemi marrë ndeshjet me radhë dhe në fakt edhe kemi gabuar rrugës. E kanë bërë edhe kundërshtarët, kështu ndodh. Besoj se kemi marrë maksimumin dhe jam i kënaqur. Kam privilegjin që po punoj me këtë ekip dhe jemi në këtë moment”.

SHKURTAJ TE KUKËSI – “Flirtimi është në modë kur vjen merkato. Ekipet shikojnë aty ku kanë probleme, nuk ka pasur diçka konkrete. kam shumë emra të dalë, unë e quaj konkrete kur firmos. Kukësi ia ka arritur, por merkato ende nuk ka nisur për ne. Dua ta theksoj se që të marrim dikë, duhet të largojmë dikë. Duhet të marrim lojtarin e duhur dhe të na japë shtyrje të madhe dhe të shkojmë aty ku duam. Nuk e kemi pasur ndonjëherë, e kemi sërish kundërshtar, nga Gjirokastra ka shkuar në Kukës rruga e mbarë i qoftë. Do takohemi, është djalë shumë i mirë. Secili ka projektin e vet, nëse Kukësit i funksionon projekti, do të thotë që ka punuar shumë mirë. Ne jemi shumë mirë pa Shkurtajn. Nëse vjen dikush që bën diferencën ndaj këtyre që kemi, projekti do ta na ecë edhe më mirë. Mos të ndalemi shumë te Shkurtaj. Me Kukësin jemi rivalë, jo armiq. Nëse punon mirë, i japim dorën. Ata e dinë për llogaritë e veta, puna e tyre nëse ndërhyjnë shpejt në merkato. Edhe në verë u tha që nuk kishim punuar shumë në merkato, por ja ku jemi dhe të gjithë jemi të kënaqur, nga presidenti deri tek tifozët“.

“Shkurtajn dhe Rrocën iu vlerësoj, sidomos të parin që e kam drejtuar. Ka alternativa, dikush shkon e dikush vjen. Nuk ka qenë asnjëherë lojtar i joni, kështu që nuk ndjej keqardhje. Do ndjeja keqardhje për një lojtar që ka një kontribut dhe për arsye të tjera mund të largohet dhe nuk ke fuqi ta mbash se i mbaron kontrata. Për dikë që nuk ka ardhur ndonjëherë nuk ndjek keqardhje, vetëm i uroj suksese aty ku është”.

NDESHJA ME LUFTËTARIN – “Në fazën e dytë patëm një ngërç, kemi barazuar me ekipet rivale. Jo gjithmonë merret maksimumi. Me Teutën dhe Kukësin bëmë paraqitje të mirë dhe morëm maksimumin e momentit. Shkojmë me synimin për të fituar në Gjirokastër. Jemi të gatshëm të gjithë, përveç Telushit që është i dënuar me kartonë të verdhë. Besoj se do bëjmë më të mirën për ta mbyllur me sukses”.

MUNGESA E TELUSHIT – “Një lojtar që ka kaq kontribut, nga fillimi nuk ka pushuar dhe i ka dhënë shtytje të madhe të ekipit. Është një pikë shumë e madhe e jona. Kemi lojtarë që mund ta kompensojnë, edhe grupi është i gatshëm. Për çdo mungesë kemi alternativa. Do ia lëmë fushës. Shpresoj që ai që do e zëvendësojë të jetë në lartësinë duhur”.

TRYSNI PAS DY BARAZIMEVE – “Është gjysma e kampionatit, nuk kemi trysni prej barazimeve. Duhet t;’i marrim ndeshjet një e nga e një dhe t’i vlerësojmë që nga Kastrioti e deri te rivali kryesor. e kemi bërë bilancin dhe me këtë grup që kemi mund të arrijmë edhe më lart. Jam me shpresë që pjesa e dytë e sezonit do jetë më e plotë, pasi është krijuar fizionomia e ekipit. Kemi mbështetje të jashtëzakonshme, tifozët kanë besim te ne. besoj se gjërat do të shkojnë mirë.

GOJKOVIÇ DHE FRASHËRI – “Është larguar me dëshirën e vet, ka qenë një alternativë për ne. Vjet kishte më shumë ndeshje. Gjatë kohës e pamë të arsyeshme të luajmë me Atandën dhe Belicën, të cilët u përshtatën mjaft mirë. falë kontributit të tyre jemi në këtë pikë. kemi alternativë, është Bitri, lojtar me të ardhme dhe vetëm 22 vjeç. Shpresojmë që edhe ai të ingranohet sa më shpejt, pasi ka pasur dëmtime. jemi të hapur edhe për alternativa të tjera. Frashëri opsion për Partizani? Asnjëherë nuk e kam përmendur, me gjithë respektin. Është lojtar i mirë, por nuk është diskutuar asnjëherë me të. Nuk kam folur as me presidentin, as me drejtorin. Nuk ka qenë në planet tona. Megjithatë gjithçka mund të ndryshojë”.

GRUPI – “Nuk kemi thënë asnjë moment se jemi për titull. Është gjysma e rrugës. Ky grup që është po bën maksimumin. Nuk kemi presion nga ata që investojnë. Nuk na kanë vënë kusht që të dalim kampion me çdo kusht”.

LUFTËTAR SURPRIZUES – “Dua të jem i fokusuar te puna ime, nuk shoh anash. Më interesin ekipi dhe ndeshja e radhës. Kundërshtarët kanë punët e tyre dhe nuk na takon të merremi”.

“Sa afrime ju kënaqin? Shkojmë në Gjirokastër dhe urojmë ta kalojmë me sukses këtë ndeshje. Më pas do shohim çfarë do bëjmë, do ulemi dhe do koordinohemi. Sa afrojmë, mbeten numra. Dua që ky grup që është të rritet dhe të ketë pjesën e dytë të sezonit një paraqitje edhe më të mirë”.

ORAKULLI MUÇA – “Nuk e di, edhe mund t’i dalë. Uroj që Muça të gabojë për ndeshjen tonë.  Të gjitha rezultatet janë të pranueshme në futboll. Nuk kemi frikë askënd, aq më tepër në Gjirokastër. I kemi respektuar kundërshtarët, por jemi Partizani. Kur të jemi afër, do të flasim për titull, nuk flitet që në dhjetor për titull. Kampion dimri është vetëm gjysma e punës. Nuk është punë modestie, fjala titull nuk na tremb, por ndeshjet luhen në fushë, skuadrat janë shumë pranë njëra-tjetrës dhe me dy ndeshje ndryshon çdo gjë. Ne duam të marrim më të mirën dhe deri më sot e kemi bërë”.

TRASHI – “Luan në mbrojtje, por avancon më shumë se çdo mesfushor tjetër. Realisht aty luan. Trashi është mbrojtës i majtë dhe për atë e mori Topin e Artë. Nuk e penalizon spostimi në mbrojtje, aty ka qenë i shkëlqyer dhe kur gjërat funksionojnë, ndryshimi i vogël nuk përbën problem. Me të i kemi të dyja pjesët, kemi shpinën të mbuluar dhe gjithashtu sulmojmë shumë mirë.”

/FLORIAN ALLA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *