Shkëndija “josh” Rrocën, por në mes janë miliona për Luftëtarin

0

Me Erjon Vucajn në ekip, te Luftëtari mund të marrin seriozisht në konsideratë shitjen e Eduart Rrocës. Numri dhjetë i bluzinjve nuk do të mund të luajë në turin e parë të Europa Ligës kundër Ventspils dhe kjo ndodh për shkak se ai është i dëmtuar.

Edhe në këto kushte për të nuk mungojnë ofertat dhe një të tillë ia ka bërë së fundmi Shkëndija e Tetovës vetë lojtarit, por asgjë nuk mund të konkretizohet pa biseduar me Luftëtarin. Rroca është nën kontratë dhe për kartonin e tij duhet paguar.

Presidenti Grigor Tavo sigurisht që do të dëgjonte ofertën, por duhet më parë t’i arrijë një e tillë në klub, sikurse ndodhi më parë me Kristal Abazajn dhe Dejvi Bregun. Për Rrocën më parë është interesuar edhe Pas Janina.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.