Vierkovud ishte “mirazh”, Kamza arrin marrëveshjen me trajnerin shqiptar

Ekipi i Kamzës do të nisë përgatitjet për sezonin e ri, sot prej orës 18:00, në kompleksin sportiv të Kamzës. Të gjithë prisnin me interes për të parë kampionin e botës, trajnerin Pietro Vierkovud, në krye të skuadrës, por diçka e tillë nuk do të ndodhë. Aventura e tij me klubin e Kamzës u mbyll pa nisur mirë, pasi italiani nuk kishte kushtet e duhura për të punuar.

Drejtuesit e Kamzës nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur trajnerin e ri që do të drejtojë ekipin për sezonin e ardhshëm. Fjala është për Bledar Devollin. Ai ka marrë “frenat e skuadrës” nga presidenti Naim Qarri dhe do të prezantohet sot para ekipit.

Devolli mbylli aventurën me KEK-un në Kosovë pas shpalljes si kampion i Kategorisë së Parë kosovare. Ai rikthehet sërish te ekipi i Kamzës, pasi e ka drejtuar dhe më parë këtë ekip gjatë sezonit 2015-16 dhe 2016-17. Kamza ka humbur shumë lojtarë dhe trajneri italian është larguar, situata nuk është aspak pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online