Shkëmbimi Ikardi-Dibala, lajme të reja nga Italia

Çështja “Mauro Ikardi” disa muaj më parë bëri që të gjithë mediat në Itali të flisnin për një shkëmbim të bujshëm mes Interit dhe Juventusit, ku Ikardi do të kalonte në Torino, ndërsa Dibala do të udhëtonte drejt Milanos.

Pas disa kohësh qetësi, tashmë duket se zërat kanë nisur përsëri. Sipas mediave italiane, klubet kanë nisur bisedimet për një shkëmbim të mundshëm.  Gjithsesi, pavarësisht bisedimeve mes klubeve, thuhet se Dibala e ka hedhur poshtë një kalim të mundshëm tek Interi.

Raportimet e fundit në media bëjnë me dije se argjentinasi nuk kërkon të kalojë në ekip tjetër në Itali dhe se do të largohej nga “Zonja e Vjetër” vetëm nëse transferohet jashtë. Gjithashtu, 25-vjeçari do të ketë një takim ditët e ardhshme me drejtuesit Nedved e Paratiçi për të vendosur mbi të ardhmen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *