Shkëmbi, mesazh Flamurtarit: Nuk fitohet në atë mënyrë ndeshja!

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, pa ndeshjes me Flamurtarin, në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ka analizuar takimin me vlonjatët, lojën e bërë dhe rezultatin e marrë. Sigurisht ka folur edhe për tensionin dhe për emra të veçantë.

NDESHJA – “Jam i kënaqur me lojtarët për atë që dhanë në fushë, sidomos pasi u ndëshkuam. Deri në atë moment nuk po luanim siç ishim përgatitur, ndërsa më pas lojtarët luftuan dhe dhanë maksimumin. Për mënyrën si shkoi loja, barazimi jashtë nuk është keq. Them se rezultati është OK”.

TENSIONI – “Duhet të pyeten ata që tensionuan situatën, ne kemi qenë dhe do jemi të qetë. Ndoshta donin, si tifozët dhe Flamurtari, ta fitonin me patjetër. Por nuk fitohet kështu ndeshja”.

VENDOSJA E SKUADRËS – “Duke luajtur në këtë mënyrë dhe me këtë rreshtim ka qenë dëshira ime, por isha i detyruar që të ndryshoja disa ndeshje. Dëshiroj që Teuta të ketë një filozofi të saj. Jam i kënaqur me këto dy ndeshje, por nuk i dihet se cilët lojtarë do të kem në dispozicion”.

PROGNI – “Me Prognin nuk kemi qenë të kënaqur në fillim, por ne besuam tek ai, pasi e ka treguar veten. Në një vit futbollistik ka dhe momente të vështira. Shënimi i golit ishte meritë vetëm e tij. Ai stërvitet shumë për goditjet standarde dhe sot arriti që të shënonte”.

SIDIBE – “Ndoshta në pozicionin e ri nuk bëri atë që duhej, por unë jam i kënaqur, pasi dha maksimumin. Është stërvitur vetëm 3 ditë me ekipin. Patjetër që jam i kënaqur. Por duhet të punojë më shumë, pasi them se mund ta bëjë atë rol shumë mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *