Daja: Arbitri nuk mund të bëjë ç’të dojë, ja çfarë i thashë pas ndeshjes!

Ilir Daja u pa i acaruar pas ndeshjes që Flamurtari barazoi në shtëpi me Teutën. Gjykimi, por edhe specialistë të ndryshëm ishin “shënjestrat” e trajnerit të vlonjatëve, që u ndal e foli gjerë e gjatë në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”.

GJYKIMI – “Bëmë një pjesë të parë të shkëlqyer, nga më të mirat që kemi bërë këtë edicion. Nuk jam nga ata që merrem me këto situatat e arbitrave, por kur shoh 30 faulle dhe 20 kartonë në një pjesë… Nuk dua të merrem me këtë pjesë. Do analizojmë lojën pa futur këto elementë brenda. Faulli erdhi nga një ndërhyrje e Veliut dhe unë mendoj se nuk ka pasur fare kontakt. Mirë që nuk e dha penallti, por kontakt nuk ka fare, pasi kam pasur një plan shumë të qartë”.

“Lojtarët kishin frikë të ndërhynin, pasi gjyqtari i jepte faull. Diçka të tillë ma thënë lojtarët në fund. Unë marr përgjegjësitë e mia, por kur shoh që gjyqtarët po bëhen ekspertë, pasi duket sikur nuk ka bërë gjë, por nuk mbante të njëjtin standard. Disa specialistë, japin mend për situatat e ndryshme, janë nga ata që kanë drejtuar vetëm 2 ditë në jetën e tyre. I referohem dikujt që ka drejtuar vetëm 4 ndeshje në futbollin e të rriturve”.

BUSHIÇ E ALVESH – “Danilo Alvesh ka rritur kondicionin. Danilo, Torasa dhe disa të tjerë e kanë rritur kondicionin. Kanë ende për t’u rritur. Ndonjëherë edhe në mënyrë individuale mund të bësh gjëra të mira. Sinkronizimi me skuadrën mund të na ndihmojë akoma dhe më shumë. Bushiç sakrifikon shumë për skuadrën, edhe pse nuk po e gjen golin. Ndonjëherë duhet të fokusohemi te loja dhe nuk duhet të biem pre e presionit. Jetojmë në Shqipëri dhe duhet të kemi dhe nerva të forta”.

TENSIONI – “Bëmë një pjesë të parë mjaft të mirë. Nëse harxhon energji në 35 minuta, ke situata për gol, e mban kundërshtarin lart dhe ekipi kundërshtar afrohet me faulle stepesh. Përveç situatave të lojës duhet të shohësh se ku duhet ta kapësh kundërshtarin. Teuta ka shtatlartësi dhe këto faulle i japin entuziazëm. Mos ta gënjejë mendja asnjë lloj arbitri se mund të vijë të bëjë çfarë të dojë në Vlorë, apo dhe jashtë fushe sot kundër nesh. Nuk mund të lejoj që të dalë e të japë 20 kartonë të verdhë. Osmani 1.90, kurse Torasa 1.50, merr Torasa karton pranë një anësoreje. Edhe unë jam emocional. Kur të marr përgjegjësitë e mia di të reagoj dhe unë në një formë tjetër. Goli i Flamurtarit i rregullt? Ok po i kërkojmë falje gjyqtarit se e ka qarë lojën”.

KALE – “Kemi pasur jo pak mungesa. Vendimi i një përgjigje për Kalenë, nëse FSHF komisionet e tyre që e kanë për ta trajtuar këtë çështje duhet t’i japin leje deri në marrjen e vendimit të FIFA-s, nuk janë në gjendje ta bëjnë. Duhet të japë një zgjidhje, o te ne o te Kukësi. Nuk po i llogaris lojtarët që na kanë munguar. Kemi përgatitur ndeshjen me lojtarët që kemi pasur në dispozicion, për t’u dhënë të edhe lojtarëve të rinj besim, pasi edhe ata janë pjesë e rëndësishme e klubit”.

GOLI I TORASËS – “Nuk mund të flas për golin e Torasës, pasi nuk e gjykoj dot. Nëse ka pasur ndonjë shqetësim gjyqtari mund ta ndërpriste para se të shkonte në gol. Nuk dua që ta komentoj këtë rast. Do i bëj një nder gjyqtarit, të korrigjojë dhe veten. Është një arbitër goxha i mirë, por do i bëj një analizë dhe do e hedhim në faqen tonë të klubit, për të parë nëse ka vepruar me dy standarde apo jo, ose në të kundërt unë do i kërkoj falje publik.

FJALËT PËR HAMITIN – “Mos ta dini se çfarë i thash se kishte ndonjë fjalë jashtë etike, por jo banale. E ke menderosur i thashë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online