Daja i trembet dënimit, frenon tifozët e acaruar

Shumë tension në Vlorë në ndeshjen Flamurtari-Teuta. Një ndeshje e mbyllur pa fitues, ndërkohë që në fund të ndeshjes u tërbuan edhe tifozët. Një gol i shënuar nga Torasa, që gjyqtari Eldorian Hamiti e anuloi, solli protesta nga lojtarët fillimisht.

Me përfundimin e ndeshjes pati ofendime të shumta nga tifozët e vendosur në tribunën qendrore, ndërkohë që trajneri Ilir Daja u mundua t’i qetësonte ata. Ndeshja kishte përfunduar dhe ishte e kotë çdo gjë.

“Qetësoni, se do na dënojnë fushën”, ishin fjalët e Dajës drejtuar tifozëve. Tensioni ka qenë i madh me përfundimin e ndeshjes. Flamurtari vjet dhe këtë sezon ka qenë objekt i dënimeve të shpeshta të marra nga Komisioni i Disiplinës dhe mbetët për t’u parë se çfarë do të vendoset në mesjavë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online