Shkëmbi: Më pëlqeu pjesa e dytë, për objektivat flasim pas Partizanit

Teuta arriti një sukses mjaft të rëndësishëm, duke triumfuar 0-1 në Korçë ndaj Skënderbeut, me golin e Kamara. Pas përfundimit të takimit, trajneri i durrsakëve, foli për “Supersport”, duke u shprehur mjaft i kënaqur për lojën e ekipit dhe rezultatin e marrë.

FITORJA – “Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, por më shumë pëlqeu pjesa e dytë për shpirtin e garës dhe besimi që kishte për të marrë një rezultat këtu. Kjo është arsyeja se pse them se më pëlqeu më shumë pjesa e dytë”.

LOJA NË MBROJTJE – “Ishte meritë e kundërshtarit që na detyroi të bënim atë lojë në pjesën e dytë. Ne donim që të ruanim rezultatin dhe të provonim me kundërsulme. Më gëzon shpirti i garës dhe besimi. Kur ekipi ka besim ka arritur atë pikën maksimale”.

LATIF “Ka qenë i dëmtuar Latif për dy ditë. Më shumë nuk e aktivova për arsye taktike. Është dëmtuar para disa javësh dhe vendosa të aktivizoja lojtarët që ishin në maksimumin e tyre”.

RIKTHIMI NË FUSHË “Ishte ndeshje emocionuese. Duhet të respektoj punën time dhe djersën e lojtarëve. E shijova, edhe pse është klubi im. Ke kënaqësi edhe para intervistave edhe pse dikush e mendon ndryshe. Është kënaqësi kur mund ekipet më të mira dhe për mua Skënderbeu është ekipi më i mirë”.

KARTONI I KUQ – “Unë vijoj të them se gabimet janë për lojtarët që janë në fushë. Për fat të keq bëri atë gabim, por ne morëm tre pikët. Nëse nuk do shkaktonte penallti do shkonte ndeshja 1-1. Ndoshta lojtari bëri mirë”.

VAJZA TIFOZE ME SKËNDERBEUN – “Vajza do të fillojë nga e hëna të jetë tifoze me Skënderbeun”.

OBJEKTIVAT – “Të pretendosh është në rregull, por duhet të vijojmë me rezultate. Pas ndeshjes me Partizanin do të themi se për çfarë luftojmë. Jemi të qetë dhe me këmbë në tokë. Duhet të marrim pikë dhe të fitojmë. Pas këtyre ndeshjeve të këtij viti do t’i bëjmë llogaritë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online