Shkëmbi e pranon: Gabova unë, 30 minuta të çuara dëm

Trajneri Bledi Shkëmbi ishte dukshëm i zhgënjyer pas humbjes me Kukësin. Në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” tekniku korçar e pranon se ishte përgjegjësia e tij për këtë ndeshje, për shkak të rreshtimit që kishte zgjedhur.

“Në pjesën e dytë kemi pasur raste për të barazuar, por nuk e arritëm. E filluam keq ndeshjen. Pjesa e parë ose 35 minuta e para ishin të dobëta për ne”.
“Mendoj se ndoshta është dhe përgjegjësia ime që të ndryshoj rreshtim dhe ndonjë lojtar. Ekipi nuk funksionoi siç e mendova unë dhe është përgjegjësia ime. E pash në rreshtimin normal që ekipi u përgjigj më mirë. Kjo ka qenë arsyeja dhe nuk e mohoj përgjegjësinë që kam”.

“Goli i parë i pësuar? Më mërziti mënyra si e nisëm loja. Për golat mërzitesh gjithnjë. E dinim se Rexhinaldo është lojtar shumë i rrezikshëm. Nga mospërqendrimi por dhe fati ndëshkohesh. Kishim shumë raste dhe nuk shënuam. Ndoshta mënyra si e nismë lojën, në 30 minutat e para e merituam të humbnim”.
“Doja ta fitonim këtë ndeshje dhe patjetër e thash që në fillim dhe ju a thashë dhe futbollistëve për mënyrën se si zgjidha të luanim është përgjegjësia ime. Është dhe fat pasi nëse nuk do të pësimin dhe të shënonim do të dilte një rreshtim i duhur”.

“Mendova të luaja me dy sulmues dhe arsyeja më e madhe ishte se Latifi ndihej vetëm në ndeshjet e tjera dhe të kishte një partner. Patëm probleme tek topi i kthyer pas. Punuam pak ditë me rreshtimin që zgjodha sot. Lojtarët u munduan dhe fizikisht janë mirë. Kjo ishte arsyeja kryesore. Duhet ta merrnim veten më mirë dhe lojtarët me eksperiencë duhet të na ndihmonin më shumë si në rastin pas pësimit të golit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online