Shkëmbi e Mema “revolucion”, Kukësi vetëm një lëvizje

Dy ndeshje prej orës 16:00 dhe të dyja mjaft të rëndësishme. Luftëtari-Tirana luhet për mbijetesën dhe janë mësuar edhe rreshtimet e këtyre dy ekipeve. Dunga është rikthimi i madh për gjirokastritët, që nuk kanë ende Ramadanin. Gjithashtu mungon edhe Rapa. Te Tirana mungesat janë edhe më të shumta. Në vend të Imamit luan Turtulli, kurse në mesfushë Kobina. Zgjidhja për sulmin është Sentamu, ndërsa Grent Halili e Oduamadi do të luajnë nga krahët.

Në takimin tjetër, Kukësi-Teuta, Gjoka ka sjellë vetëm një ndryshim: Uilliam luan nga fillimi dhe ai që sakrifikohet është Limaj. Në krahun tjetër te Teuta ka shumë ndryshime. Progni e nis si mbrojtës i djathtë, pasi mungon Frashëri i dëmtuar. Hidi dhe Arapi kthehen titullarë, kurse në sulm Latif do mbështetet nga Vajushi e Traore.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 31
E diel, më 28 prill 2019, ora 16:00

LUFTËTARI-TIRANA
Luftëtari: Bakaj, Demo, Koconis, Hoxha, Xhekson, Aleksi, Açka, Rapo, Ymeraj, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj
Tirana: Abibi, Doka, Turtulli, Goxha, Hoxhallari, Mauexhe, Kobina, Hasani, Oduamadi, Sentamu, Halili. Trajner: Ardian Mema
Gjyqtarë: Kridens Meta, Denis Rexha, Denis Agaraj, Eldorian Hamiti

KUKËSI-TEUTA
Kukësi: Frashëri, Ethemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Çyrbja, Musolli, Rroca, Uilliam, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Ernest Gjoka
Teuta: Hidi, Progni, Bicaj, Arapi, Hakaj, Osmani, Sidibe, Kallaku, Traore, Vajushi, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi, Devis Korreshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *