Tri javë ferri për Lidsin, Bielsa hedh në erë sezonin!

Marselo Bielsa dhe Lidsi i tij po bënin një ndër sezonet më të mira të viteve të fundit, ku deri disa muaj më parë po udhëhiqnin Championshipin (kategorinë e dytë angleze). Gjithsesi, forma fantastike e Noruiç Sitit bëri që Lids të zbriste në vendin e dytë.

Vendi i dytë të jep mundësinë të ngjitesh menjëherë në Premier League gjithashtu dhe Lids qëndronte i dyti, të paktën deri para tre ndeshjesh…

Tre javë ferri për Lids Junajtid dhe sezoni gati shkatërrohet i gjithi. Ditën e sotme u dha dhe verdikti final, me ekipin e Bielsës që ngeci në barazim 1-1 me Aston Vilën në shtëpi, duke asgjesuar çdo shans për të kapur vendin e dytë.

Tashmë, Lidsit do t’i duhet të masë forcat në “play-off” për të arritur ngjitjen me ekipe si Uest Bromuiç, Aston Vila dhe sipas gjasave me Derbin e Frenk Lampard. Tri javët e fundit, mund t’i kushtojnë të gjithë sezonin Bielsës dhe Lidsit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online