“Shkëlqimi dhe rënia” e Garet Bejl, ja sa vlen sot uellsiani!

Garet Bejl nuk u bë kurrë një lider te Reali i Madridit. U shpresua se do e merrte ekipin për dore pas ikjes së Ronaldos, por ishte një iluzion i shkurtër në mendjet tona. Uellsiani ka qenë gjithmonë një shënjestër e dëmtimeve, ku në 6 vite si madrilen është dëmtuar plot 29 herë! Ky vit ka qenë një nga më zhgënjyesit për të, i varur në kalvarin e dëmtimeve të njëpasnjëshme dhe stolit.

Shifra e 101 milionë eurove dhemb akoma në Santiago Bernabeu dhe Reali ka vendosur ta shesë. Paga e tij prej 17 milionë eurosh në sezon konsiderohet e pajustifikueshme dhe përbën problem. Bejl është lojtari më i paguar i “Los galacticos”. Lojtarë si Ramos, Kros apo Kasemiro kanë një pagë shumë më të ulët se ai edhe pse impakti i tyre në lojë ka qenë jetik për Realin.

Në Madrid shpresojnë ta shesin atë me një çmim që i afrohet 100 milionë eurove. Megjithatë kjo duket e pamundur, pasi që nga viti i kaluar kur e kërkonte Mançester Junajtid nuk ka pasur asnjë interes tjetër për të. Vlera e tij në merkato është ulur në 80 milionë euro. Shumë larg nga Mesi (160) apo Grizman (150).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online