Një hetim nga FIFA në lidhje me transferimet e disa lojtarëve minorenë rrezikon të sjellë një dënim shumë të rëndë për klubin e Mançester Sitit. Bëhet fjalë për tetë lojtarë nën moshën 18-vjeç të cilët kanë firmosur me kampionët e Anglisë, kundrejt rregullave të FIFA-s për kontratat e lojtarëve të huaj.
Hetimi është zbuluar nga dokumentet e nxjerra nga platforma e gazetarëve investigativë “Football Leaks”. Sipas medies daneze “Politiken”, klubi në pronësi të sheikut Mansur rrezikon të dënohet përjashtimi nga merkato për dy dritaret e ardhshme janar 2019 dhe dhe verë 2019.
Një dënim që në të shkuarën e kanë marrë Barcelona dhe Atletiko Madrid. Sitit do t’i lejohet të transferojë lojtar, por regjistrimi i tyre do të bllokohet deri në përfundimin të dënimit, siç ndodhi me blerjen e spanjollit Vitolo nga Atletiko Madrid, i cili debutoi me madrilenët gjashtë muaj, pasi u ble nga Sevija.