Shiriti ”ters”, sa shumë na mungon një lider

Shiriti i kapitenit ka gjetur pronar më së fundmi, pasi Mavraj tani do të jetë pronari i tij për sa kohë do të veshë fanellën kuqezi. Gjithsesi, duket se kjo puna e shiritit është bërë një “çorbë” e vërtetë, për një fakt të thjeshtë, kush e ka mbajtur qoftë dhe për një ndeshje më pas i ka shkuar jo pak ters.

Agolli dihet se nuk është më në listën e Panuçit, kapiteni u mor në dy ndeshjet e muajit të shkuar, doli në konferencë, por nuk luajti asnjë minutë. Diçka e tillë ka ndodhur dhe me Lilën, i po ashtu u shfaq përkrah Panuçit në konferencë si kapiten, por nuk është se është se ka qenë ndër preferencat e trajnerit. Berisha ishte lojtari që pasoi shiritin pas Agollit, por dhe ai e humbi vendin e titullarit.

Rregulli i Panuçit ishte që shiritin ta mbante lojtari me më shumë prezenca në fushë, Roshi ishte lideri ndaj Norvegjisë, por më pas u dëmtua dhe për disa kohë duhet të qëndrojë jashtë fushës. Edhe Hykës i erdhi rasti për të qenë kapiten. Por, pas ndeshjes me Izraelin në shtëpi nuk u grumbullua më. Hysaj mund të thuhet se ka shpëtuar disi, i cili e ka mbajtur shiritin ndaj Skocisë,.Edhe shkodrani ka qenë jo pak i akuzuar për paraqitjet e tij jo në lartësinë që pritet.

Në fund Mavraj, i cili duket se tani është krisur dhe me Panuçin. Mbrojtësi i cili luan në Greqi u tradhtua nga nervat dhe la skuadrën me 10 lojtarë pas 23 minutash. Shiriti është bërë si makth! Na mungo një lider në fushë, na mungon një si… Lorik Cana!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *