Shiriti i kapitenit te Interi, zbulohen arsyet pse iu hoq Ikardit

Lajmi i ditës në Itali është padiskutim vendimi i Interit për t’i hequr shiritin e kapitenit argjentinasit Mauro Ikardi. Sulmuesi ishte prej disa vitesh kapiten i zikaltërve, por tashmë këtë rol do e marrë portieri Handanoviç.

Sipas gazetarit të mirënjohur italian, Xhanluka Di Marxio, janë të shumta arsyet pse Interi ka marrë këtë vendim. Sipas tij, Ikardi nuk ishte për asnjë moment lider i Interit dhe në dhomat e zhveshjes, zëri i tij nuk dëgjohej fare, sidomos kur zikaltrit ishin në vështirësi.

Për më tepër, çështja e rinovimit dhe marrëdhëniet mes gruas-agjente, Uanda Nara dhe klubit të Interit, kanë bërë që të merret ky vendim. Pasi kanë studiuar me kujdes këtë situatë të ndërlikuar, Interi ka vendosur që shiriti t’i hiqet argjentinasit, që me shumë gjasa do të largohet në merkaton e verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online