Shifrat pas dy fazave, shtatë “të palodhurit” e Superiores

Vetëm shtatë lojtarë i kanë luajtur të plota 18 javët e Kategorisë Superiore. Tre prej tyre madje janë portierë, diçka e pritshme në fakt. Dominojnë Skënderbeu dhe Laçi, që kanë nga tre futbollistë me 1620 minuta të akumuluara në fushën e blertë.

Kështu, për korçarët nuk ka munguar në asnjë takim portieri Aldo Teqja, sikurse edhe Kristi Vangjeli dhe Fidan Aliti. Ky i fundit, në rast se nuk do të largohet nga Skënderbeu në merkaton e janarit, do të duhet të dorëzohet në fazën e tretë. Në ndeshjen e fundit me Kamzën u ndëshkua me karton të verdhë, që ishte i katërti. Kështu mungesa ndaj Partizanit është e sigurt.

Te Teuta Isli Hidi i ka luajtur të plota të gjitha ndeshjet e dy fazave të para. Po të njëjtën gjë ka bërë edhe kapiteni i Laçit, Gentian Selmani. Gjithashtu edhe mbrojtësit Abdurrahman Fangaj dhe Eglentin Gjoni nuk kanë humbur asnjë minutë në takimet e deritanishme të Superiores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *