Totenhemi në histori, bëhet i pari ekip i Premier Ligës që thyen rekordin

Premier Liga ditën e djeshme luajti pothuajse të gjitha sfidat e javës së 19-të, që përkojnë me mbylljen e fazës së parë. Liverpuli udhëheq pas 19 ndeshjes me 51 pikë, duke bërë një ecuri fantastike, ku për të përmendur është që ende nuk e njohin humbjen.

Në vendin e dytë tashmë, ka kaluar Totenhemi, i cili parakaloi Mançester Sitin, pas humbjes që “Citizens” pësuan ndaj Leisterit. “Gjelat” e Londrës, janë në kuotën e 45 pikëve, një më pak se Liverpuli, por e veçanta e ekipit të Poçetinos është se e kanë mbyllur fazën e parë, pa asnjë barazim, duke thyer një rekord për futbollin elitar anglez.

Kështu, Totenhemi bëhet i pari ekip në historinë e Premier Ligës, që mbyll një fazë pa asnjë barazim. Plot 15 fitore për “Spërsat” dhe katër humbje në 19 ndeshjet e luajtura. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online