Në futboll ashtu si në çdo fushë të jetës, nuk është e drejtë të gjykosh bazuar mbi stereotipat. Megjithatë, në raste të caktuara ndodh dhe që këto paragjykime të jenë mëse të drejta. Një analizë e statistikave të kilometrave të përshkruara në Bundesligë dhe Serie A, fakton një pohim që ka qarkulluar me vite.
Në mënyrë të pabesueshme skuadra që vrapon më pak në Bundesligë vrapon më shumë se skuadra më “punëtore” në kampionatin italian.
Për të qenë më konkret. Herta e Berlinit ekipi më “dembel” i Bundesligës përshkron mesatarisht 113.85 kilometra për ndeshja, ndërsa Bolonja, ekipi që vrapon më shumë në Itali regjistron mesatarisht 112,27 kilometra për ndeshje.
Natyrisht, kjo e ka një shpjegim. Futbolli italian është shumë i kujdesshëm se sa ai gjerman, ku shumica dërrmuese e skuadrave e bazojnë lojën e në kundërsulme të vazhdueshme, ndërsa lojtarëve të krahut u jepet shumë më liri taktike për të kaluar nga një cep i fushës në tjetrin.