Tirona Fanatics janë dënuar të jenë në sektorin e tyre në “Selman Stërmasi”, por janë në stadium dhe po protestojnë kundër presidentit Refik Halili. Në takimin ndaj Kukësit dëgjohen thirrjet e shumta për largimin e numrit një të klubit, një normalitet tashmë sa herë luajnë bardheblutë.
Beteja e nisur në Shijak, ku “Fanatics”-ave nuk iu lejua banderola kundër Halilit, vijon. Në takimin e sotshëm ata kanë shpalosur edhe një koreografi kundër kreut të klubit Tirana.