Shevçenko: Unë e Piatek të ndryshëm, ja cili gol i tij më pëlqen më shumë

0

Andrej Shevçenko është një nga sulmuesit më të mirë të historisë së Milanit. Tani ai mban postin e kombëtares së Ukrainës, ku ka treguar se është mëse i aftë për postin që iu besua nga federata e vendit të tij.

Në një intevistë për “DAZN”, ish-fituesi i Topit të Artë, ka folur për sulmuesin polak Kristof Piatek dhe mikun e tij Xhenaro Gatuzo.

PIATEK –  “E kam ndjekur atë që kur luante me Xhenoan, ku shënoi disa gola shumë të bukur. I është dashur shumë pak kohë për t’u përshtatur me lojën e skuadrës dhe po shënon shumë. Të gjithë golat e tij janë si ato të një “sulmuesi rrace”. Më shumë nga të gjithë më pëlqen goli që i shënoi Romës, pasi tregoi se di si ta nuhasë një rast për gol, duke lexuar mirë lëvizjet e kundështarëve dhe shokëve të ekipit. Gjithsesi mbetemi jemi sulmues të ndryshëm”.

GATUZO – “Rino (Gatuzo) ka qenë gjithmonë një njeri i mbushur me energji që na motivonte të gjithëv. Në fushë ishte një luan, një futbollist që linte shpirtin për hir të skuadrës. Po flisja për Ançelotin për faktin se shumë lojtarë të ekipit tonë të atëhershëm janë bërë trajnerë, kjo do të thotë se kishim shumë lojtarë të zgjuar. Gatuzo po bën punë shumë të mirë, ai po i jep skuadrës stilin e tij”, tha Shevçenko

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.