Dajsinani: Na duhet pak kohë dhe… eksperiencë

Mario Dajsinani, që në moshë të vogël ka provuar të luajë si profesionist. Portieri shtatlartë hapat e parë i hodhi te Besa, ku luajti që 16 vjeç si titullar në Kategorinë e Parë. Aty spikati dhe e mori Partizani. Në kampin e kuq nuk gjeti shumë hapësira. Skuadra kryeqytetase e angazhoi në ekipin e dytë dhe tek të rinjtë.

Verën e shkuar e bindi Skënderbeu, klub që gjashtë muaj e la në huazim tek Erzeni. Sivjet u kthye në Korçë dhe së fundmi po luan si titullar. Ndaj Laçit për herë të parë ishte si titullar në Superiore dhe Dajsinani është ndjerë i emocionuar.

“Pak i emocionuar isha në ndeshjen kundër Laçit muajin e shkuar. Luaja për herë të parë titullar në Superiore, ndërsa më pas gradualisht e gjeta ritmin”, shprehet para mediave Dajsinani, i cili pyetet më pas edhe për golat e shënuar, që në fakt nuk janë pak.

“Nuk është problem vetëm mbrojtja, është gjithë ekipi që gabon. Kemi ekip të ri, duhet kohë dhe pak më shumë eksperiencë”, shtoi portieri 20-vjeçar. Ai flet edhe për rivalitetin me portierin Aldo Teqja, i cili ka luajtur pjesën më të madhe të sezonit si titullar. “Teqja? Marrëdhënie e shkëlqyer, nuk ka rëndësi cili prej nesh luan”.

Dajsinani veçon mungesën e eksperiencës si një nga problemet e Skënderbeut: “Nuk e di, ndoshta mungesa e eksperiencës dhe fakti që jemi ekip shumë i ri si moshë”. Ndeshja e javës luhet përballë Kukësit dhe shkurtimisht portieri kavajas shprehet: “Po punojmë me seriozitet maksimal, duam të luajmë edhe më mirë se ndaj Teutës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online