Shënime për Laçin, një “spiun” në stadium

0

Laçi kërkon kupat e Europës dhe dje bëri maksimumin për të fituar ndaj Partizanit kryesues. Kurbinasit bënë një ndeshje të mirë ndaj të kuqve, por ishte e pamjaftueshme për të marrë tre pikët.

Javën e ardhme skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova pret në shtëpi Kastriotin dhe këta të fundit kanë nisur të mendojnë prej kohësh për këtë ndeshje. Trajneri Bledar Devolli ishte mbrëmë në stadium dhe pa nga afër Laçin.

Sigurisht ai ka mbajtur shënime dhe deri të shtunën do përgatisë skuadrën e tij për një tjetër finale. Një motivim më shumë për krutanët është fakti që ndeshja luhet pa praninë e tifozëve, për shkak të dënimit që Laçi ka marrë nga Komisioni i Disiplinës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.