Sheikët “pushtojnë” futbollin, pronarët e PSG-së gjejnë klubin e radhës

0

Familja mbretërore e Katarit dëshiron ta bëjë markën e saj, një pjesë të rëndësishme e futbollit evropian. PSG është klubi që ka përfituar më shumë nga paratë e puseve të naftës. Parizienët që nga koha që u bënë pronë e sheikëve arabë, janë shndërruar në një nga klubet më të mëdha në Evropë. Blerja e Nejmar dhe Mbape tregon më saktë fuqinë e këtij klubi.

Logoja historike e Lidsit

Lids Junajtid janë “fatlumët” e radhës. Klubi që aktualisht luan në Championship, por që ka një histori jo modeste në futbollin elitar anglez, pritet të bëhet pronë e familjes mbretërore nga Katari. Siç shkruan “L’Equip”, administratori i deleguar Naser Al Kelaifi është takuar në Doha me Andrea Radrixanin.

Ky i fundi është pronari aktual i Lids Junajtid. Në ditët në vijim pritet të kemi një marrëveshje, ku klubi anglez do të kalojë në pronësi të “Qatar Sports Investmens”. Akoma nuk ka informacione rreth shifrës që do të kryhet kjo blerje.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.