Kastrioti udhëton të dielën drejt Korçës për t’u përballur me Skënderbeun. Skuadra krutane kërkon medoemos tri pikët për arritur qëndrimin në “Kategorinë Superiore”.
Mesfushori i Kastriot, Julian Shehu, ka folur në lidhje me transfertën e kësaj fundjave për “Supersport”, ku është shprehur se pozitat e skuadrës së tij në renditje i bëjnë të domosdoshme tri pikët për ekipin ku ai bën pjesë.
“Është e vërtetë kemi marrë rezultate jashtëzakonisht të mira gjatë 2019-ës. Objektivi jonë është mbijetesa në Superiore dhe shpresojmë se do t’ia arrijmë”.
“Transferta me Skënderbeun është mjaft e vështirë. Pavarësisht problemeve të kohëve të fundit ata mbeten një ekip për t’u marrë në konsideratë. Pozitat na detyrojnë të shkojmë në Korçë për të marrë maksimumin, pra tri pikët. Gjithsesi çdo pikë vlen”, përfundoi 20-vjeçari.