Shehi: Të jemi të duruar me këtë skuadër, ja pse u zëvendësua Sambu

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, ka folur për mediat e pranishme në stadium pas ndeshjes gjysmëfinale përballë Kukësit. Tekniku ka folur për shanset që ka ekipi i tij për t’u kualifikuar, të ardhmen e klubit, planet e tij me disa lojtarë, si dhe pati një thirrje për tifozët, ku iu kërkoi të jenë sa më të duruar. Në fjalën e tij, Shehi tha:

Ishte një ndeshje e humbur. Sigurisht që në gjysmëfinale ka domethënie rezultati i parë. Na jep shpresë goli i shënuar, por më vjen keq nga mënyra si i pësojmë golat. Mua më jep besim skuadra, bëmë një lojë të mirë përballë Kukësit, thjesht pësojmë nga disa episode. Bëjmë ndeshje të mira që pas ndeshjes kundër Kastriotit.

Loja jonë ka qenë aty ku duhet. Na mungon vetëm përqendrimi, cinizmi. Kundërshtarët na kanë shënuar gola shumë të thjeshtë. Këto difekte, janë të marra nga poshtë dhe janë shumë të vështira për t’u korrektuar. Por këto janë rrisqe që kemi marrë përsipër unë dhe klubi.

Zëvendësimi i Sambu? Ne nuk po shfaqeshim mirë në mbrojtje dhe duke qenë se Sambu nuk po jepte maksimumin, por dhe se kishte karton të verdhë, mendova ta zëvendësoj me Pëllumbin. Në atë pozicion, kemi dy alternativa dhe do të bëjmë rotacion.

Krasniqi u zëvendësua me Oto Xhon, pasi ka luajtur shumë ndeshje dhe ka shumë lodhje në këmbët e tij. Zëvendësimin tjetër e shpjegova. Ne jemi të lumtur që të kemi sa më shumë lojtarë në dispozicion. Kualifikimi me Kukësin është shumë i barabartë për të dyja skuadrat.

Doja t’i bëja thirrje tifozerisë të jenë të duruar me këtë skuadër. Ata normalisht janë të pakënaqur, pasi për 8 vite janë mësuar me dominim. Ndërsa këtë vit, jemi në tranzicion. Kemi lojtarë të rinj dhe rrisku është i madh. I pari që ndëshkohem nga gabimet jam unë, por kur unë i mbështes lojtarët, tifozët duhet t’i mbështesin shumë herë më shumë.

One thought on “Shehi: Të jemi të duruar me këtë skuadër, ja pse u zëvendësua Sambu

  1. E PAFALSHME—GABIME FEMINORE NE MBROJTJE ..SKENDERBEU DUHET TE JETE ME I EGER DHE ME LUFTARAK SI NE SULM ASHTU DHE NE MBROJTJE.–SOT PER SOT –MBROHEMI –KEQ –DHE— SULMOJME –DOBET— SIDOMOS JASHTE FUSHE..DUHEN REGULLUAR TE DYJA .TE KRIJOHEN –AKSIONE –GJITHNJE— ME— AROME GOLI— DHE ME —GJUAJTE —BRENDA KUADRATIT —TE PORTES KUNDERSHTARE–JO– NE –ERE –DUKE I LENE GOLIN RASTESISE NE SHUMICEN E RASTEVE ..KAQ TE VESHTIRE E KEMI –LE TE— KOPJOJME —AKSIONET —GOL—-TE EKIPEVE ME TE MIRA EUROPJANE –( LE TE SHOHIM VEIDEOT E KETYRE GOLAVE DISA HERE -TME NGADALESIM-TE JETE PJESE E STERVITJES-CDO DITE)–LE TE KETE —-PLAN -KOD—- PER SULMUESIT -LE TE MESOHEMI ME—- GJUAJTJE —NGA— JASHTE —16 –METRAVE POR JO NE ERE-DHE JASHTE KUADRATIT-.LE TE JETE MBROJTJA– MBULIM —- NJE—NJE— NDAJ KUNDERSHTARIT-NDRYSHE NUK DO TE ARIJME AQ SA DUAM-SKENDERBEU KA FORCA TE THYEJE CDO KUNDERSHTAR POR MBROJTSIT DHE GOLASHENUESIT DUEHT TE JENE ME TE —ZGJUAR —DHE ME TE —VEMENDSHEM —NE VEPRIMET E TYRE –…URIME SKENDEBEUT PER ME TEJ-..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online