Bomba nga Italia, Interi synon firmën me yllin e Premier Ligës

Nga Italia është publikuar një lajm i papritur: Interi është gati të nënshkruajë me dështimin e Mançester Junajtid, Aleksis Sançez. Siç raportojnë mediat italiane, zikaltërit janë gati t’i shpëtojnë karrierën sulmuesit kilian, por vetëm nëse ky i fundit pranon të ulë rrogën e tij në mënyrë drastike.

Sançez, 30-vjeç, përfiton te Junajtid plot 500 mijë paundë në javë dhe është njëkohësisht dhe lojtari më i paguar në Premier Ligë. Transfermarkt e vlerëson Sançezin me 45 milionë euro, pavarësisht se forma e këtij të fundit është për t’u harruar.

Junajtid është gati ta lërë të lirë Sançezin edhe nëse nuk paguhet kjo shumë, vetëm në mënyrë që të heqë nga blloku i shpenzimeve rrogën e tij faraonike. Nëse Interi dhe Junajtid gjejnë gjuhën e përbashkët, do të jetë në dorë të Sançezit nëse do të kryhet transferimi te Interi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online