Shehi: Radas luajti me injeksion, ja çfarë dua nga skuadra!

Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, direkt pas ndeshjes me Flamurtarin foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Ai analizoi takimin e fituar me vlonjatët, sikurse foli edhe për sakrificën e Radas dhe zgjedhjet e bëra në fushë.

“Edhe pse kemi një skuadër të re, kanë qenë aty, edhe pse nuk kanë pasur minuta. Janë rritur me frymën që kemi pasur këto vite dhe kanë dëshirë. Kanë uri për të fituar dhe duhen përgëzuar”, tah fillimisht trajneri Shehi.

“Jemi të kënaqur me pikët që kemi, por dhe për mënyrën se si i kemi marrë. Nuk kanë qenë të rastësishme. Ne shohim gjithnjë ndeshjen e radhës”.

LULAJ NË VEND TË DEMTE – “Me gjithë stafin e kemi studiuar dhe vendosëm të aktivizojmë Lulajn, edhe për faktin se Bushiç është i rrezikshëm në topin e dytë, por edhe për t’i dhënë agresivitet lojës. Kemi kërkuar agresivitet që nga sulmuesit, jo vetëm tek Lulaj”.

PROBLEMET – “Në pjesën e parë në minuta e fundit e futëm veten në presion kot dhe u tërhoqëm, duke i dhënë kundërshtarit hapësirë. Skuadra përfitonte dhe nga euforia e publikut dhe tërheqja jonë. Pas kësaj e korrigjuam dhe qëndruam lart”.

TË DMËRUARIT – “Radas kishte shumë probleme. Vangjeli kishte probleme, por jo aq të mëdha. Krasniqi ka qenë me grip. Për këta të dy kisha shpresë se mund ta përballonin ndeshjen, por Radas kishte dhimbje mesi. Ai sakrifikoi dhe luajti me injeksion, vetëm e vetëm që të mos e humbiste këtë sfidë”.

OBJEKTIVI – “Do të kërkoj tek skuadra që të jemi ne skuadra për t’u mundur, të japim shpirtin, të luajmë me ego dhe uri. E dimë dhe jemi të sigurt se po i dhamë këto që i kërkojmë nga skuadra do të dalim me rezultat pozitiv”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online