VIDEO | Skënderbeu shfryn Flamurtarin, kampionët marrin të vetëm kryesimin

Skënderbeu merr 3 pikë në Vlorë, por dhe vendin e parë, tani i vetëm. Skuadra korçare triumfoi 0-2 ndaj kuqezinjve të Ilir Dajës, të cilët pësojnë humbjen e parë këtë edicion në javën e katërt. Vendosin golat e Blerim Krasniqit dhe Oto Xhon, të cilët festuan golat e parë sezonalë me fanellën e “Ujqërve të dëborës”.

Krasniqi ishte në diskutim para ndeshjes, megjithatë arriti që të ishte gati dhe i dha avantazhin skuadrës së tij, më pas pikërisht lojtari që u aktivizua në vendin e tij ai i cili shënoi edhe golin e sigurisë.

Pjesa e parë ishte e vakët dhe pa shumë raste. Mund të veçohet vetëm një goditje e Bushiç pak sekonda para se skuadrat t‘i drejtoheshin dhomave të zhveshjes. Në pjesën e dytë skuadrat nisën që të ngacmonin më shumë, por me miqtë që ishin disi më kërkues dhe kishin më shumë guxim.

Pas ekzekutimi të një goditje dënimi, Krasniqi ishte vigjilent dhe shfrytëzoi maksimalisht një top që mbeti në zonën vlonjate. Menjëherë zëvendësim për sulmuesin, por edhe ai që i zuri vendin bëri po aq mirë. Pak minuta në fushë për Oto Xhon, i cili në rastin e parë që ju krijua arriti që të gjente rrugën e rrjetës. Një tjetër lajm i mirë për Shehin mund të jetë fakti që sulmuesit e tij më në fund u zhbllokuan.

Flamurtarit nuk i mjaftoi rikthimi i Torasës apo aktivizimi i Danilo Alveshit, pasi u mund në shtëpi. Skënderbeu avancon i vetëm në krye të klasifikimit me 10 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në kuotën e 7 pikëve po aq sa dhe Kukësi e Partizani.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4

E Hënë, më 17 shtator, ora 19:45
Stadiumi “Flamurtari”,  Vlorë

FLAMURTARI 0–2 SKËNDERBEU
Shënues: /Krasniqi 73’, Oto Xhon 86′

GOLI
73’ – Krasniqi nuk gabon nga brenda zone, duke shfrytëzuar më së miri një rrëmujë në zonën vlonjate.

86’ – Oto Xhon, i futur vetëm pak minuta më parë arrin që të gjejë golin e dytë për korçarët. Sulmuesi i ardhur këtë verë nuk gaboi pas një kundërsulmi të shpejtë.

 

FORMACIONET

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sirgi, Pollozhani, Kotobelli, Deliaj, Batha, Hysein (Mustafa 69′,Veliu 83′), Torasa, Musta (Alvesh 66′), Bushiç. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Qirko, Beqaj, Ymeraj, Useini.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Sambou, Aliti, Dita (Demte 61′), Muzaka (Fili 90′), Lulaj, Gripshi, Bregu, Krasniqi (Oto Xhon 78′). Trajner: Orges Shehi. Të gatshëm: Dajsinani, Maraj, pëllumbi, Guindo.

Kartonë të verdhë: Kotobelli 47’/Dita 21′, Gripshi 39′

Gjyqtarë: A. Koçi, D. Rexha, H. Lisaku, F. Lamaj; Pas porte: O. Kuka, K. Shahini.

Delegat: A. Tafaj; Vëzhgues: S. Velçani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online