Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi ka folur për “RTSH Sport”, ku ka analizuar situatën e tij në ekip, ku më shumë është ndaluar te numri i të huajve në formacion dhe marrëdhëniet që ka me lojtarin Oto Xhon. Për sulmuesin e tij, Shehi shpjegoi: “Oto Xhon po stërvitet shumë mirë dhe e meriton formacionin, por na penalizon numri i të huajve. Kam biseduar dhe personalisht me Oto Xhon dhe ai më ka kuptuar”.
Po ashtu, dhe Oto Xhon kishte një koment për bisedën personale me trajnerin Shehu, për të cilën tha: “Unë jam sulmues dhe në çdo moment kur më kërkohet, dua të ndihmoj trajnerin. E di situatën e të haujve, pasi mund të luajnë vetëm katër, por e kuptoj trajnerin dhe unë jam gati në çdo moment që do të më kërkojë”, u shpreh sulmuesi.