“Shaqiri është blerja më e goditur e Klop”

Në momentin kur Shaqiri zgjodhi që të shkonte te Liverpuli, shumëkush menduan se po bënte një hap të gabuar, kjo për shkak se skuadra e Jurgen Klop ka shumë lojtarë me kualitet në repartin e avancuar. Gjilanasi i ka thyer pritshmëritë, pasi jo vetëm që po fiton minuta gjithnjë e më shumë, por po bëhet dhe protagonist.

Xhon Aldrixh, ish legjenda e “The Reds” ka folur me superlativa për Shaqirin, duke e konsideruar se prurjen më të mirë që Jurgen Klop ka bërë në merkaton e verës. 27-vjeçari la Stoks Sitin në verë për të kaluar te Liverpuli, ku deri më tani po bën mjaft mirë, çka dëshmohet dhe nga komplimentet që shkojnë drejt tij.

“Kur Shaqiri hyri në fushë ndaj Kardifit, loja jonë ndryshoi dhe ne u bëmë të paparashikueshëm. Na kishin ngulur në mbrojtje para se ai të vinte në fushë, më pas ai me eksperiencën e tij, me pasat dhe lëvizjet e shkëlqyera ndryshoj gjithçka. Dhe goli gjithashtu. E ka vendosur veten në një pozicion të mirë. Ai është absolutisht i shkëlqyer. Mendoj se Shaqiri për 13 milionë sterlina ishte goditja më e mirë e merkatos verore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *