Shabani, Rexhbecaj dhe Muslija drejt Kosovës, Shaland konfirmon bisedimet

Kosova vazhdon ndjekjen e talenteve shqiptarë nëpër Europë. Trajneri i përfaqësueses së “dardanëve”, Bernard Shaland ka konfirmuar para gazetarëve se është në bisedime me tre talente që aktivizohen në Bundesligën gjemane.

Bëhet fjalë për mesfushorët Meritan Shabani (Bajern Mynih), Elvis Rexhbexaj (Volfsburg) dhe Florent Muslija (Hanover).

Elvis Rexhbecaj

“Jemi në negociata me Meritan Shabanin, Florent Muslija dhe Elvis Rexhbeçaj që të pranojnë të luajnë me Kosovën”, tha Shaland para gazetarëve. Në të njëjtën kohë trajneri i zviceranëve ka pranuar dhe bisedimet me Bastien Tomën dhe Florent Hadërgjonajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *