Meritan Shabani do të jetë sot një nga lojtarët në dispozicion të trajnerit Niko Kovaç në takimin midis e sotëm midis Bajernit dhe Benfikës. “Epidemia” e dëmtimeve që ka mbërthyer bavarezët ka bërë që trajneri Kovaç të hedhë një sy nga akademia e Bajernit, ku 19-vjeçari është një ndër talentet më premtues.
Kjo nuk është hera e parë që Shabani është grumbulluar nga tekniku kroat, pasi në javët e shkuara ka qenë në stolin e Bajernit në ndeshjet përballë AEK-ut dhe në takimin e kupës së Gjermanisë kundër Rëdinghauzen.
Në të dyja takimet e mëparshme, Shabani qëndroi në stol përgjatë 90-minutave. Nëse bavarezët do të arrijnë të marrin një epërsi të kënaqshme ndaj Benfikës, nuk do të jetë aspak çudi nëse Kovaç vendos t’i jap pak minuta 19-vjeçarit.
Unsere Aufstellung gegen @SLBenfica. ? #FCBSLB #packmas pic.twitter.com/9kbkj2Cjj5
— FC Bayern München (@FCBayern) November 27, 2018