Sfida me Kukësin dhe rikthimi i Teutës, Shkëmbi flet me optimizëm

Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, ka pranuar se skuadra e tij nuk ka qenë ajo që duhet në dy ndeshjet e para të këtij viti në kampionat. Korçari gjithsesi është optimist, pasi në sfidën e fundit me Kamzën u pa një skuadër tjetër.

“Me Flamurtarin dhe Tiranën nuk bëmë lojën që donim. Me Kamzën e bëmë, por në futboll duhen shfrytëzuar rastet. Nuk e bëmë këtë gjë, por gjithashtu edhe fat nuk patëm”, shprehet Shkëmbi për “Supersport”.

Teuta nuk fiton prej javësh dhe për të dalë nga kjo situatë duhen finalizuar rastet e krijuara. Gjithashtu, duhet ruajtur qetësia në ekip. “Faktori kryesor është shfrytëzimi i rasteve, tjetra është që mos ta përjetojmë keq këtë situatë. Të gjithë kemi besim se mund të rikthehemi. Shpresoj që fati të na ndihmojë të kthehemi që këtë javë”.

Në analizën e tij, Shkëmbi thekson se Teuta është e njëjta. Kjo pasi ende prurjet e reja nuk po aktivizohen, madje edhe Latif ende nuk është rikthyer në 100% të tij. “Është e njëjta Teutë, vetëm Arapi luan nga të afruarit. Latifi nuk është sulmuesi ynë kryesor dhe presim rikthimin e tij në formën më të mirë. Me afrimet do të jetë një ekip krejtësisht më ndryshe”, shprehet tekniku korçar.

Në lidhje me takimin kundër Kukësit, Shkëmbi deklaroi: “Derisa para ndeshjes me Kamzën, thoshim që është e vështirë, me Kukësin është akoma më e vështirë. Luajmë kundër ekipi që është pretendent për titull. Duhet të luajmë në mënyrën se si dëshirojmë, ashtu sikur kemi luajtur kur kemi marrë rezultatet pozitive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online