Mesut Ozil i këtij viti nuk ka asnjë lidhje me atë të mëparshmin. Mesfushori këtë sezon ka treguar versionin e tij më të dobët të karrierës. Gjermani ka pasur shumë pak momente drite me Arsenalin këtë vit. Ai regjistron 24 ndeshje me “Topçinjtë” në Premier Ligë. Në këto sfida, gjermani ka lënë shumë pak gjurmë.
Këtë sezon ai regjistron vetëm 5 gola dhe 2 asiste. Shifra tepër larg lojtarit që dy vite më parë qëndronte në vendet e para për numrin e pasimeve kyçe dhe asisteve. 30-vjeçari ka goditur vetëm 11 herë portën, nga këto 6 të tilla kanë shkuar në kuadrat.
Ozil ka krijuar vetëm 3 shance për gol këtë sezon. Në kohët e tij të arta aq i regjistronte në vetëm një ndeshje. Bie në sy edhe numri i ulët i mesatares së pasimeve për ndeshje. Ka një mesatare prej 46,58 pasime për ndeshje. Numër i ulët për një lojtar të Arsenalit, ekip që njihet për mbajtjen e madhe të topit. Pra Ozil ka qenë hija e vetvetes këtë sezon.