Berat Gjimshti zhvilloi një ndeshje të madhe kundër Fiorentinës mbrëmjen e kaluar. Mbrojtësi i Atalantës ishte perfekt në prapavijë në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë.
Ekipi bergamask fitoi 2-1 me përmbysje (ndeshja e parë kishte dalë në barazim 3-3) dhe u kualifikua në finalen e madhe kundër Lacios. Atalanta tregoi edhe njëherë potencialin e saj. Futboll i bukur, presing asfiksues dhe rezultate. Gasperini ka formuar një ekip fantastik që po i zbavit të gjithë me stilin dhe mënyrën e lojës.
Vlera e kartonit të pothuajse gjithë lojtarëve është rritur ndjeshëm dhe sot mbrojtësi i kombëtares kuqezi vlen shumë. 26-vjeçari erdhi me parametra zero nga ekipi zvicerian i Zyrihut në vitin 2016.
Disa huazime te Avelino në Serinë B dhe Benevento në Serinë A bënë që Gjimshiti të merrte minuta, eksperiencë dhe të përshtatej me mekanizmat e veçantë të futbolli italian.
Në verën e kaluar u rikthye tek Atalanta përkohësisht. Berati punoi fort priti momentin e tij dhe nuk zhgënjeu. Ishte kthyer për t’u huazuar përsëri, por lojtari bindi dhe trajneri Gasperini vendosi ta mbajë në ekip.
Paraqitjet e mirë e kthejnë mbrojtësin, i cili ka shënuar një gol në kampionat kundër Interit, në një nga zbulimet e bukura të sezonit fantastik të Atalantës. Ekipi ku bën pjesë edhe Etrit Berisha ka siguruar finalen e Kupës dhe po lufton fort për një vend në Champions.
Sa kushton Gjimshiti sot? Plot 20 milionë euro. Diçka e mirë për të, Atalantën dhe kombëtaren kuqezi, që ka fituar një mbrojtës të madh në prapavijë.